Telegrafi

Algoritëm për parandalimin e vdekjes, gjatë bërjes së ‘selfiet’!

Hemank Lamba nga Univesrsiteti i Tenologjisë ne Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është duke studiuar një algoritëm, që u njerëzve – teksa bëjnë ‘selfie’ – u tregon se jeta e tyre është në rrezik.

Studenti që është gati të doktorojë, i ka studiuar 127 raste kur procesi i shkrepjes së këtyre fotografive ka përfunduar me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Shumica e tyre janë të lidhura me rënien nga shkëmbinjtë, ndërtesat e larta, si dhe vendet ku poshtë ka ujë të thellësive të ndryshme.

Duke marrë për bazë këto raste, Lamba do të krijojë një sistem alarmimi, se qëndrimi në atë pozitë është i rrezikshëm dhe se procesi mund të përfundojë edhe me lëndim vdekjeprurës.

Vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, janë konfirmuar 73 vdekje që kanë lidhje direkt me fotografitë ‘selfie’.

Vitin e kaluar kanë qenë 39 raste të tilla, kurse më 2014 janë shënuar 15, që del të jetë një rrezik që po vazhdon të rritet dhe po shënon viktima të reja. /Telegrafi/