Telegrafi

Algjeria regjistron fitoren e parë

Në takimin e zhvilluar të enjten, Algjeria e ka mposhtur Malin me rezultat minimal prej 1-0.

Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Rafik Halliche, i cili shënoi pa përfunduar pjesa e parë (43’).

Pas kësaj fitoreje Algjeria barazohet me pikë me Malauin, që sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së dytë kundër Angolas. /Telegrafi/