Telegrafi

Algjeria bllokon internetin për t’ju ndaluar maturantëve kopjimin në testim

Në Algjeri është ndaluar interneti gjatë ditës së djeshme, në mënyrë që maturantët, të mos mund të kopjojnë derisa i nënshtrohen testit.

Për parandalimin e ‘pandershmërisë akademike’, ky shtet në veri të Afrikës, ka bllokuar sinjalet telefonike, ndërsa ka vendosur kamera dhe përdori detektor metali, në 2,000 qendra ku zhvillohen testimet, transmeton Telegrafi.

Megjithëse telefonat iu ndaloheshin në hyrje, zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja me shpejtësi e informacioneve, ka bërë që Ministria e Edukimit t’i kërkoi qeverisë bllokimin e tërësishëm të internetit.

Sipas Algeria Telecom, shërbyesit të telekomunikacionit që është në pronësi të shtetit, interneti “është ndaluar në bashkëpunim me kërkesën qeveritare, në mënyrë që testi të kaloje në mënyrën sa më të mirë”.

Më 2016, në Algjeri kishin rrjedhur pesë forma të testit final, për bllokimin e të cilave u bllokua Facebooku dhe Twitteri, por platformat tjera ndihmuan përhapjen.

Për pasojë, u suspenduan shumë mësimdhënës kujdestarë, teksa 300 mijë nxënës iu nënshtruan sërish testimit.

Gjatë vitit të kaluar, gjatë fazës së testimit ishin bllokuar të gjitha rrjetet sociale, por kjo nuk e kreu punën si duhet.

Bllokadat e internetit, do të zgjasin nga tri orë në ditë prej 20 deri më 25, kur maturantët i nënshtrohen testimit – rezultatet e të cilit, janë të vendimtare për pranim në fakultet. /Telegrafi/