Konspiracionisti Alfred Cako njihet për deklaratat e parashikimet e tij të forta për ngjarje të ndryshme botërore.
I ftuar në emisionin ‘Kojshia Show’, në televizionin publik, ka thënë se “mendohet se Anthony Fauci është djali legjitim i Nënë Terezës”.
Ai nuk ka dhënë shpjegime se mbi bazën e kujt është kjo informatë.
Për Faucin ka thënë se do të dënohet për ndalimin e përdorimit të hidroksiklorokinës.
“Faucit i bënë aktakuzë mjekët amerikanë pasi ndaloi përdorimin e hidroksid klorokinës duke i vrarë njerëzit me mjekime te gabuara. Ai do të dënohet pikërisht për këtë gjë”, u shpreh ai.
Cako ka folur edhe për coronavirusin dhe vaksinën.
Ai ka thënë se mund të futet lirshëm në spitalet, klinikat infekive pa maskë.
Ndërkaq thotë se vaksina COVID-19 do të vras shumë njerëz.
“Mendohet se 50 apo 60 milionë që kanë vdekur nga Gripi Spanjoll, nuk kanë vdekur thjesht nga gripi por nga vaksina e gripit, pasi ishte vaksina ajo që i vrau, ashtu siç do t’i vras tani vaksina ata që do ta marrin”, tha ai.
Ndiqeni deklaratën e tij në minutën e 15-të.