Site icon Telegrafi

Alfie Patten megjithatë nuk është babai i fëmijës

Djaloshi ka arritur deri tek titujt kryesorë të gazetave botërore pasi që është publikuar se me gjithsej 12 vjet kishte lënë shtatzënë 15-vjeçaren Chantelle Stedman.

Alfie Patten, tani 13 vjeç, ka shkuar të bëj analizën e atësisë pasi që edhe disa djem tjerë kanë pohuar se kanë fjetur me shoqen e tyre të klasës Chantelle.

Kështu është dëshmuar se nxënësi një metër e njëzet centimetra i gjatë megjithatë nuk është baba i foshnjës shtatëmuajshe, Maisie Roxanne.

Rezultati i testit të ADN-së gjithsesi do të pikëllojë Alfien i cili ka qenë shumë i prekur nga pohimet e djemve tjerë dhe kishte thënë se e adhuron të porsalindurën Maisie.

Artikull që ndërlidhet:
Bëhet baba në moshën 13 vjeçare

Exit mobile version