Site icon Telegrafi

Alfano: Shpresojmë në formim të shpejtë të qeverisë të përkushtuar në reforma

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim ndërkombëtar i Italisë Anxhelino Alfano e përshëndeti vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për ndarjen e mandatit, liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe mendon se ky është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike. pret formim të shpejtë të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vlerësoj vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, t’ia besojë mandatin për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv Zoran Zaevit. Bëhet fjalë për një tentim të rëndësishëm i cili ka për qëllim zgjidhjen e krizës politike të tanishme, të rëndë. Shpresojmë se në Shkup së shpejti do të formohet qeveri e re e mbështetur nga ana e shumicës parlamentare dhe e përkushtuar në sjelljen e reformave të brendshme esenciale për ripërtëritje të shpejtë të rrugës evropiane dhe euroatlantike të vendit. Në këtë kontekst, vendi do të mund të vazhdojë të konsiderojë në mbështetjen e Italisë, e cila është mbështetëse aktuale e Procesit të Ballkanit Perëndimor”, thotë në deklaratën me shkrim ministri italian i Punëve të Jashtme, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version