Telegrafi

Alfabeti Shqip debuton edhe në Android

Alfabeti Shqip është një aplikacion interaktiv dhe edukativ që iu ndihmon fëmijëve të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe dhe të përparojnë hap pas hapi prej shkronje në shkronjë – duke dëgjuar zërin dhe duke parë ilustrimin dhe shkronjën përkatëse. Paralelisht, ky proces shoqërohet edhe me muzikë dhe me efekte argëtuese.

Pas debutimit në iOS për iPhone dhe iPad, Alfabeti Shqip është shkarkuar mbi 20,000 herë anembanë botës dhe është bërë mjaft i njohur në mesin e fëmijëve, kurse kohë më parë Trigonom ka lansuar edhe një verzion të këtij aplikacioni për Alfabetin Gjerman me parim të ngjashëm por me fokusim të mësimi i Gjuhës Gjermane, ndërkaq shumë shpejt pritet edhe debutimi i versionit në Gjuhën Angleze.

Për ta shkarkuar Alfabetin për Android klikoni këtu. / Telegrafi /