Site icon Telegrafi

Alfa Romeo Tonale shfaqet i kamufluar rrugëve të Italisë

Tonale është një prej modeleve më të kërkuara në treg, e këtë më së miri e dëshmon fakti që nga koncepti e deri të prodhimi serik, nuk janë dashur të kalojnë shumë muaj që të paralajmërohet ardhja e tij.

Ky model do të mund të ishte e ardhmja e Alfa Romeo, që shënon rezultate të dobëta në shitje sikurse ishte rasti i modelit Giulia dhe Stelvio, transmeton Telegrafi.

Kjo do të mund të ishte “goditje” edhe pse ndoshta po futet në segmentin me konkurrencën më të madhe në treg me crossover kompakt siç janë BMW X2, Audi Q3, VW T-Roc, Seat Ateca dhe Nissan Qashqai.

Tonale bazohet në platformën kompakte ku është mes  Jeep Renegade, e pritet që motorin ta ketë në dy pako të ndryshme atë me 1,3 litra dhe 1,6 MultiAir II turbo-benzinë.

Deri më tani nuk dihet nëse Tonale do të ketë motor me naftë, derisa versioni hibrid do të mundësonte tërheqje me të katër rrotat (4×4).

Një Tonale i kamufluar është parë rrugëve të Italisë, ku po testohej nga inxhinierët e kësaj kompanie prestigjioze. /Telegrafi/

Exit mobile version