Numërimi mbrapsht ka nisur për premierën e risisë së fundit të veturë Alfa Romeo.
Pas disa vonesave, Alfa Romeo më në fund ka shpallur datën e premierës së crossoverit të ri. Është Tonale, dhe premiera është planifikuar për 8 shkurt.
Në pritje të asaj dite të madhe për markën, por edhe për të gjithë industrinë italiane të veturave, Alfa Romeo na nderoi me një video njoftim.
Është i shkurtër dhe nuk zbulon shumë, por na jep një pasqyrë të pjesës së përparme të automjetit, si dhe një pamje të panelit të instrumenteve në kabinë.
Nëse e ndjekim konceptin e vitit 2019, nuk duhet të ketë befasi për sa i përket dizajnit dhe pikërisht këtë e vërteton videoja që tregon. I pozicionuar poshtë modelit Stelvio, Tonale e re do të ofrohet në një gamë shumë bindëse motorësh.
Sipas informacioneve aktuale, duhet të ofrohet një hibrid plug-in me motor 1.3 turbo benzine me 240 kuaj/fuqi, si dhe dy versione të katër cilindrave më të dobët, ai fillestar me 130 dhe hibridi i butë me 160 kuaj/fuqi. Gjithashtu nuk përjashtohet ende një naftë 130 kuaj/fuqi. Mostrat e para duhet të mbërrijnë në sallone në fillim të korrikut. /Telegrafi/
A driver-centric cockpit: discover the multi-function “Cannocchiale” cluster of the new #AlfaRomeoTonale on February 8th. Let "La Metamorfosi" begin! https://t.co/fcxY3NRUgF #AlfaRomeo pic.twitter.com/5NB54nlUph
— Alfa Romeo (@alfa_romeo) January 26, 2022