Telegrafi

Alfa Romeo Stelvio vazhdon testimin e ndryshimeve të reja

Kjo makinë me stil, pritet të arrijë gjatë vitit që vjen

Në muajin mars, e kemi parë këtë Alfa Rome të parkuar, derisa ishte në procesin e testimit nëpër rrugë me borë dhe në mot mjaft të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Tani Stelvio i ri është parë sërish, derisa vazhdonte testimin e ndryshimeve të reja, si pjesë e këtij versioni.

Shtresat e kamuflazhit në pjesën e përparme dhe të pasme të kësaj makine të lyer me ngjyrë të bardhë, tregonin pjesët ku do të ketë freskime. Dritat LED pritet të ndryshohen në tërësi, derisa pjesa e jashtme duket se ka vetëm përditësime të lehta.

Ndryshimet e mëdha janë bërë në brendi, ku është vendosur një kosolë tërësisht e re, butonat janë tjerë dhe në përgjithësi ka dukje tjetër. Por, nuk dihet pikërisht sesa është shtuar teknologjia.

Modeli aktual Alfa Romeo Stelvio, e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 280 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.6 sekonda.

Versioni i ri, që pritet të arrijë gjatë vitit që vjen, mund të jetë më i fuqishëm dhe në përgjithësi më i mirë. /Telegrafi/