Prodhuesi italian Alfa Romeo, ka krijuar disa nga veturat më të mira që ekzistojnë në treg. Megjithatë, modeli 6C 3000 CM Pininfarina Superflow IV, që është një dhe i vetmi i krijuar ndonjëherë, mbetet ekzemplari më i atraktiv i kompanisë, transmeton Telegrafi.
Fakti që u prodhua më 1960 dhe ende është në gjendje të përkryer, e bën të jetë shumë i kërkuar nga entuziastët e veturave.
Për këtë arsye, të interesuarit kanë mundësi ta shohin nga afër më 31 gusht dhe 1 shtator, gjatë një aktiviteti në Londër.
Ndryshe, ky Pinifarina me 3.5-litra ka 275 kuajfuqi, është pronë e një koleksionuesi që nuk e ka për shitje. /Telegrafi/