Alfa Romeo ka prezantuar një version modern të modelit 33 Stradale me prodhim të kufizuar që do të jetë tërësisht elektrik.
Në përputhje me emrin e saj, Alfa Romeo po ndërton vetëm 33 versione të kësaj super-makine dhe shanset tuaja për ta blerë një nga prodhuesi italian i automjeteve janë zero, raporton Electreck, transmeton Telegrafi.
Alfa Romeo Automobiles është një prodhues automjetesh me rrënjë italiane dhe mbi 110 vjet përvojë – veçanërisht në sportet motorike dhe gara por aktualisht e përshkruan veten si një prodhues makinash luksoze.
CEO i Alfa Romeo, Jean-Philippe Imparato njoftoi se prodhuesi i automjeteve do të lansojë një model të ri çdo vit midis 2022 dhe 2026, duke u zotuar se do të bëhet brend tërësisht elektrik deri në vitin 2027.
Versioni i ri i 33 Stradale vlerësohet se ka një rreze prej 450 kilometrave. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 333 kilometra në orë, gjithashtu arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometër në orë për tre sekonda.
Siç raportohet, të gjitha 33 njësitë e prodhuara janë shitur tashmë. /Telegrafi/