Është prezantuar makina SUV me shtatë ulëse, që ishte paralajmëruar për një kohë nga Alfa Romeo.
Prodhuesi italian është përshtatur me kërkesat e tregut dhe ka krijuar këtë veturë familjare, të gjerë, të lartë dhe me hapësirë të bollshme, transmeton Telegrafi.
Ky prezantim vjen në kohën kur konkurrentët e tij, Volkswagen dhe Subaru, janë duke e përhapur një makinë të njëjtë me më shumë vende për t’u ulur.
Ende nuk bëhen të ditura fuqia, shpejtësia apo data e lansimit të këtij modeli. /Telegrafi/