Alfa Romeo Giulia në të ardhmen do të ofrohet në treg si një veturë me motor elektrik.
Këtë për gazetarët e konfirmoi drejtori i Alfa Romeo, Jean-Philippe Imparato, i cili theksoi se në kuadër të planeve pritet elektrifikimi i plotë i Alfa Romeo që do të jetë e disponueshme në treg në vitin 2024, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht që kompania është e foksuuar në modelet elektrike SUV, në paletë megjithatë ka hapësirë për një limuzinë elektrike Giulia e cila do të jetë e gatshme për shitje.
Giulia elektrike do të përdor platformën Stellantis STLA Large (që do të jetë e qasshme në bateritë prej 101 deri në 118 kWh, ku me vetëm një mbushje mund të përshkoj 800 kilometra), derisa versioni më i fuqishëm Giulia Quadrifoglio sipas të gjitha gjasave do të ketë dy motorë elektrikë që bartin fuqinë në të katër rrotat. /Telegrafi/