Ashtu si domino, qëllimet për EV po bien njëra pas tjetrës në industrinë e automobilave.
Alfa Romeo është marka më e fundit që tërhiqet nga plani i saj fillestar për të braktisur motorët me djegie.
Marka italiane, pjesë e Stellantis, synonte të dilte plotësisht elektrike në Amerikën e Veriut deri në vitin 2027, por këto plane kanë ndryshuar, përcjell Telegrafi.
Qëllimi i ri është miratimi i një strategjie “multi-energjetike”, duke ofruar automjete hibride me gaz, elektrike dhe plug-in.
Kjo pasi sipas CEO të markës, Chris Feuell, shitja e veturave vetëm elektrike do të ishte shumë kufizuese.
Vlen të përmendet se kur Alfa Romeo fillimisht njoftoi se do të shkonte vetëm elektrike në Amerikën e Veriut, kompania tha gjithashtu se do të bënte të njëjtën gjë në Evropë dhe Kinë.
Është e paqartë nëse objektivi i vitit 2027 është ende i zbatueshëm në ato rajone.
Në anën tjetër, Alfa Romeo po punon për një superveturë të re që pritet të dalë në treg në vitin 2026. /Telegrafi/