Të gjitha pritjet, janë që të shfaqet versioni ri i modelit 8C
Javën e kaluar, Autoblog.gr bëri të ditur, se Alra Romeo do ta lansojë në Geneva Motor Show, një model misterioz të ngjashëm me Stelvio, transmeton Telegrafi.
Nuk kalo kohë e gjatë dhe menaxheri kryesor i kompanisë, Berja Alexanian ka konfirmuar se do ta bëjë lansimin e pretenduar, pikërisht në panairin e Gjenevës.
“Do të jemi të pranishëm në këtë panair, me linjën e modeleve që kanë fituar çmime dhe do kemi një risi speciale” ka thënë Alexanian. Megjithatë, nuk ka saktësuar për cilin model bëhet fjalë.
Në anën tjetër, burimi i njëjtë që kishte spekuluar për pjesëmarrjen e Alfa Romeos në këtë aktivitet që zhvillohet prej pesë marsit, ka thënë se do të shfaqet 8C i ri.
Ky lajm nuk është komentuar, duke i lënë entuziastët të presin se çfarë makine do të shohin. /Telegrafi/