Kompania italiane ka bërë të ditur pothuajse gjithçka lidhur me sedanin katër dyersh, që do të lansohet në fillim të vitit që vjen.
Por, çmimi i makinës, ishte ajo që prisnin të gjithë entuziastët e Alfa Romeos, transmeton Telegrafi.
Modeli i ri, Giulia QV do të ketë çmim fillestar prej 37 mijë euro, ndërsa për të pasur një model të kompletuar duhet të paguhen afro 39 mijë euro.
Në këtë shumë, është e përfshirë edhe pagesa prej 940 eurosh, për transportimin e makinës te klienti.
Automobili me 2.0-litra që është i gjerë dhe komod, luksoz, sportiv, por edhe shumë i shfrytëzueshëm për familje.
Madje, çmimi për këtë makinë po shihet si shumë i pranueshëm, meqë Alfa Romeo ka vënë në të teknologji të lartë dhe e ka punuar që të jetë shumë i qëndrueshëm. /Telegrafi/