Site icon Telegrafi

Alfa Romeo 8C rikthehet si një super-makinë me 700 kuajfuqi (Foto)

Modeli 8C është në mesin e disa prej makinave sportive, që Alfa Romeo pritet t’i rikthejë

Deri më 2022, Alfa Romeo konsideron se do t’i nxjerrë nga prodhimi edhe shtatë super-makina, për të dyfishuar numrin e modeleve që i ka në treg, transmeton Telegrafi. Në mesin e tyre, janë edhe dy makina sportive legjendare, njëra prej të cilave do të jetë 8C. Kjo e fundit rikthehet pas dhjetë vitesh, me motorin turbo-dyshe të vendosur në mes të makinës.

Derisa model i kaluar që u prodhua prej 2007 deri më 2010, kishte motorin përpara dhe prodhonte 477 kuajfuqi, i riu pritet të ketë motorin në mes dhe të prodhojë 700 kuajfuqi. Por, 8C nuk është i vetmi model që rikthehet, pasi prodhuesi italian konfirmon se do t’i bashkëngjitet edhe GTV që mund të jetë i kombinuar me modelin Giulia.

Kjo makinë pritet të ketë 600 kuajfuëi në saj të E-Boost, sistem të tërheqjes me katër rrotë dhe katër ulëse. Brenda katër vitesh Alfa Romeo do t’i sjellë edhe katër SUV, së bashku me të suksesshmin Stelvio. /Telegrafi/

Exit mobile version