Numri 33 luan rol të rëndësishëm në botën e Alfa Romeo. Në vitin 1933 marka italiane festoi fitoren në 24 Hours Le Mans dhe Mille Miglia.
Vetura sportive Alfa Romeo 33 u prezantua më 1967 dhe konsiderohet si një prej “coupe-ve” më të mira e të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2023 kompania italiane vazhdoi traditën, prezantoi Alfa Romeo 33 Stradale për të kujtuar legjendën nga të 60-at.
Janë prodhuar vetëm 33 njësi, kurse 33 gjithashtu simbolizon rritjen e prodhimit prej 33 për qind.
Nga Centro Stile, Alfa Romeo prezantoi fotografitë ekskluzive të Alfa Romeo 33 Stradale i lyer me ngjyrë “mbretërore” të kaltër.
Ka një motor V6 që prodhon 750 kuaj-fuqi dhe bën tërheqje me të katër rrotat.
Sa i përket performancave, 33 Stradale arrin shpejtësinë maksimale 333 kilometra në orë. /Telegrafi/