Kryeministri grek Alexis Tsipras më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në Shkup.
Siç informojnë mediumet greke, Tsipras do ta udhëheq delegacionin e përbërë nga disa anëtarë të kabinetit të tij dhe përfaqësues së bashkësisë së afaristëve në Greqi.
Qëllimi i vizitës do të jetë konfirmimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi ekonomik në të ardhmen./Telegrafi/