Site icon Telegrafi

Alexis Tolefree i bashkohet Kosovës në stërvitje

Basketbollistja e natyralizuar, Alexis Tolefree i është bashkuar Kosovës A në stërvitje.

Organizatorja pritet të ndihmojë Kosovën A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Tolefree ishte në formë shumë të mirë të premten mbrëma, derisa përzgjedhësi Fidan Shatri ishte i lumtur që do t’i ketë shërbimet e saj.

Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i finales së MVP të Kupës. Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj.

Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.

Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.

Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra. /Telegrafi/

Exit mobile version