Alexis Sanchez nuk ka kaluar mirë në stërvitjen e fundit pasim ka pasur një sherr me bashkëlojtarin Mason Greenwood.
I riu Greenwood ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj Sanchezit në stërvitjen e fundit dhe kjo nuk i ka pëlqyer ku kilianit, i cili vetëm së fundmi është riaftësuar nga një tërheqje muskulore.
The Sun raporton se janë shkëmbyer edhe fjalë të rënda mes dyshes dhe duhej ndërhyrja e shokëve të ekipit për të qetësuar situatën.
Greenëood është 17-vjeçar dhe kërkon të luftojë për një vend me Sanchezin në ekipin e parë.
Sulmuesi kilian nuk e ka gjetur vetën mirë në Old Trafford dhe ka qenë një zhgënjim i madh që nga lëvizja e tij nga Arsenali në 2018.
Solskjaer insiston që Sanchez ka një të ardhme te Manchester United, por është prapa me përgatitje për sezonin e ri. /Telegrafi/