Skuadra e Arsenalit i ka ofruar Alexis Sanchez një kontratë të re marramendëse.
Sipas tabloidit anglez, Daily Mail, Gunners i kanë ofruar kilianit 310 mijë euro në javë për të qëndruar në skuadër.
Deri më tani sulmuesi kilian ka refuzuar të vazhdojë kontratën me anglezët, e cila i përfundon verën e vitit të ardhshëm.
Për Alexis interesim serioz ka shfaqur Bayern Munich dhe ende nuk dihet e ardhmja e lojtarit pasi Arsenali nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/