Telegrafi

Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku duhet të marrin përgjegjësi, thotë Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer u ka bërë thirrje Alexis Sanchezit dhe Romelu Lukakut që të marrin përgjegjësi.

Solskjaer deklaroi ditë më parë se po ndërton ekipin me Paul Pogban.

Por, tekniku norvegjez ka kërkuar përgjegjësi edhe nga lojtarët tjerë.

“Unë nuk mund të them asgjë për paraqitjet e tyre. Paul ka bërë shumë mirë dhe lojtarët tjerë janë paraqitur mirë”.

“Unë jam këtu që të ndihmoj lojtarët, t’i udhëheqi ata”.

Foto: Man Utd/Twitter

“Unë nuk pajtohem me atë që është bërë me Pogban dhe me Lukakun e Alexisin. Ata duhet të kenë rastin e tyre”.

“Unë them se ata duhet të marrin përgjegjësi të shfrytëzojnë hapësirën dhe të bëjnë një hap para”, u shpreh Solskjaer.

Ai pati vetëm fjalë të mira edhe për Antonio Valencian, lojtar që e vlerëson lart. /Telegrafi/