Telegrafi

Alexis nuk ka vend te Interi, do të kthehet te Manchester United

Alexis Sanchez nuk ka arritur të tregojë vetën as te Interi, andaj do të rikthehet te Manchester United.

Sumuesi kilian është i huazuar deri më 30 qershor te Nerazzurët, mirëpo këta të fundit nuk e duan blerjen e tij.

Andaj, Sanchez do të rikthehet te Manchester Unitedi, mirëpo jo edhe për shumë gjatë shkaku që Ole Gunnar Solskjaer nuk i do shërbimet tij.

Lexo po ashtu Interi nuk e blen Alexis Sanchezin, e ardhmja e kilianit larg Evropës

31-vjeçari me shumë gjasë do të përfundojë te ndonjë skuadër më e vogël në Evropë ose do të rikthehet në vendlindjen ne tij që të mbyllë karrierën.

Sanchez pikën më të lartë të karrierës e kishte me transferimin e tij te Barcelona, por që formë të mirë kishte edhe te Arsenali, ku u pat shndërruar në një lider të padiskutueshëm. /Telegrafi/