Alexis Sanchez nuk ka arritur të tregojë vetën as te Interi, andaj do të rikthehet te Manchester United.
Sumuesi kilian është i huazuar deri më 30 qershor te Nerazzurët, mirëpo këta të fundit nuk e duan blerjen e tij.
Andaj, Sanchez do të rikthehet te Manchester Unitedi, mirëpo jo edhe për shumë gjatë shkaku që Ole Gunnar Solskjaer nuk i do shërbimet tij.
31-vjeçari me shumë gjasë do të përfundojë te ndonjë skuadër më e vogël në Evropë ose do të rikthehet në vendlindjen ne tij që të mbyllë karrierën.
Sanchez pikën më të lartë të karrierës e kishte me transferimin e tij te Barcelona, por që formë të mirë kishte edhe te Arsenali, ku u pat shndërruar në një lider të padiskutueshëm. /Telegrafi/