Site icon Telegrafi

Alexei Navlany zhvendoset në një burg jashtë Moskës

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i dënuar me dy vjet e gjysmë burg është zhvendosur në një burg jashtë qytetit të Moskës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burgosja e Navalnyt ka çuar në thirrje ndërkombëtare për lirimin e tij të menjëhershëm, duke përfshirë gjykatën më të lartë të të drejtave të njeriut në Evropë.

Avokati i tij, Vadim Kobzev, nuk deklaroi se në çfarë burgu u dërgua ai, mirëpo raportet e lajmeve ruse kanë treguar më parë se ai ka gjasa të dërgohet në një strukturë në Rusinë perëndimore.

Lexo po ashtu Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon lirimin e Navalnyt

Navalny, 44 vjeç, u arrestua më 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor, për të cilin ai fajëson Kremlinin.

Ai u arrestua menjëherë me të mbërritur në Rusi për shkeljen e lirimit me kusht.

Lexo po ashtu Gjykata në Moskë refuzon apelin e Navalnyt

Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.  /Telegrafi/

Exit mobile version