Lideri më i shquar i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me nëntë vjet burg pasi u shpall fajtor për përvetësim parash dhe shpërfillje të gjykatës.
Një gjykatë ruse e shpalli Navalny fajtor për përvetësim të parave, përkatësisht 4.7 milionë dollarë donacione të dhëna për fondacionin e tij tashmë të ndaluar kundër korrupsionit.
Në vendimin e dënimit, gjyqtarja Margarita Kotova tha se Navalny kreu “vjedhje të pasurisë nga një grup i organizuar”.
9 years. Well, as the characters of my favorite TV series “The Wire” used to say: “You only do two days. That's the day you go in and the day you come out"
I even had a T-shirt with this slogan, but the prison authorities confiscated it, considering the print extremist.— Alexey Navalny (@navalny) March 22, 2022
Navalny u shpall gjithashtu fajtor për shpërfillje të gjykatës. Mbështetësit dhe kolegët e opozitës ruse pretendojnë se i gjithë rasti ishte i sajuar.
Kujtojmë se Navalny ndodhet tashmë në një koloni penale në lindje të Moskës, ku po vuan dënimin me 2.5 vjet burg, me të cilin ishte dënuar më parë.
Navalny u arrestua pasi u kthye nga Berlini, ku u trajtua për disa javë për helmim, për të cilin akuzon Kremlini. /Telegrafi/