Telegrafi

Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Disidenti rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg janë në mesin janë e të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe vitin 2021.

Mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësin që të propozojnë kandidatë për këtë çmim, përcjell Telegrafi.

Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatët eventual çdo vit, që nga viti 2014, me përjashtim të vitit 2019.

Sipas Reuters për ligjvënësit norvegjezë, të nominuarit përfshijnë Greta Thunberg, Alexei Navalny dhe OBSH me programin COVAX, i cili siguron qasje të drejtë në vaksinat kundër COVID-19 për vendet e varfra.

Thunberg u emërua si “një nga zëdhënëset kryesore në luftën kundër krizës së klimës”, ndërsa Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u është nominuar për “përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor të Rusisë”.

Lexo po ashtu Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Të nominuarit e tjerë përfshijnë ish-presidentin amerikan Donald Trump, Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Fituesi i Nobel për Paqe do të shpallet në muajin tetor të këtij viti. /Telegrafi/