Në këtë koleksion mbizotëron ngjyra e zezë dhe gri me prerje të mprehta e një stil mjaft sportiv.
Gjithashtu mund të thuhet se koleksioni kishte edhe nota futuriste që evokonin të ardhmen, si edhe elementë të natyrës ushtarake si rripat e mesit apo syzet e mëdha.
Gjatë sfilatës ka patur edhe performanca artistike ku e ftuar ishte këngëtarja Missy Elliot, e cila i mungonte skenave prej disa kohësh.
H&M organizon çdo vit bashkëpunime të tilla me stilistë të njohur, duke i bërë ata të prekshëm edhe për shtresën e mesme të popullsisë, pasi çmimet e këtyre koleksioneve janë më të reduktuara në krahasim me koleksionet e pavarura të këtyre stilistëve, shkruan Living. Disa nga bashkëpunimet e mëparshme kanë qenë me Isabel Marant, Donatella Versace dhe Karl Lagerfeld.
Ky koleksion do të jetë në 240 dyqanet e H&M nëpër botë prej datës 6 Nëntor. /Telegrafi/