Zëvendëskryetari i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Alexander Soros, ka publikuar këtë të shtunë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Paris ku po mbahet Forumi i Paqes.
Në mbishkrimin e fotografive me dy liderët shqiptarë, Soros ka shkruar “Vëllezërit në Paris”.
Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”. /Telegrafi/