Alexander Povetkin ka mposhtur Dillian Whyte me një nokaut të jashtëzakonshëm që erdhi vetëm pas një goditje të saktë.
Rusi fitoi takimin në raundin e pestë, pasi që dy herë ishte rrëzuar në raundin e katërt nga Whyte.
Një rikthim i jashtëzakonshëm pasi Povetkin u pa në vështirësi të mëdha në raundin e katërt, por rikthimi i madh erdhi në raundin e pestë.
Rusi goditi kundërshtarin e tij me një të majtë të fortë, duke e rrëzuar pa ndjenja në tokë.
One punch KO #Povetkin #WhytePovetkin #Boxing pic.twitter.com/P2Fvwue0hK
— Corby (@Corby_77) August 22, 2020
Povetkin me pikë i kishte humbur të katër raundet e para (40-34).
Kjo goditje ia dha fitoren Povetkinit, që siguroi titullin e përkohshëm të peshës së rëndë WBC. /Telegrafi/