Trent Alexander-Arnold ka marr një dëmtim në ndeshje me Austrinë, që mund ta lërë jashtë Euro 2020.
Alexander-Arnold ishte zgjedhur në listën prej 26 futbollistëve të përzgjedhur nga Gary Southgate, por anësori pritet të mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi.
I aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen e mbrëmshme miqësore ndaj Austrisë, mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit ka lënë fushën para kohe për shkak të një dëmtimi, ndërsa trajneri Southgate pranoi se situata nuk është aspak optimiste.
A day after being named to England’s Euro 2020 squad, Trent Alexander-Arnold was forced out of their friendly against Austria with an injury 💔 pic.twitter.com/PzHWOQoT1Z
— B/R Football (@brfootball) June 2, 2021
“Alexander-Arnold la fushën e lojës mes dhimbjesh dhe situata nuk është aspak optimiste”.
“Do t’u nënshtrohet të gjithë ekzaminimeve mjekësore dhe brenda 48 orëve të ardhshme do të marrim një vendim”.
“Shpresojmë shumë që të jetë diçka e lehtë dhe e rikuperueshme shpejt”, ka thënë Southgate.
Alexander-Arnold është një nga katër anësorët e djathtë të grumbulluar nga Southgate për Kampionatin Evropian
Southgate nuk ka nxituar të përmendë emrin e atij që mund ta zëvendësojë mbrojtësin nëse nuk ia del të rikuperohet. /Telegrafi/