Telegrafi

Alex Song fillon stërvitjet me Arsenalin deri sa të gjen klub të ri

Alex Song është rikthyer në fushat stërvitëse të klubit londinez të Arsenalit.

Kamerunasi ka mbetur pa ekip tash e sa kohë dhe është në kërkim të një të riu.

Por, trajneri i skuadrës londineze, Arsene Wenger i ka lejuar mesfushorit që të stërvitet me ata deri sa të gjen një angazhim të ri.

Ish-mesfushori i Gunners është një lojtar i lirë pas largimit nga Rubin Kazan dhe Wenger pranon se po kërkon një klub të ri.

“Ai është në kërkim të një klubi të ri, e kam lejuar të stërvitet me ne. Asgjë më shumë se kaq”, tha francezi.

Theksojmë se përgjatë gjashtë viteve 2006-12 ka luajtur 143 herë për Gunners ndërsa ka shënuar shtatë gola.

Ai më pas u transferua te Barcelona, ku nuk mundi ta gjej veten dhe karriera filloi t’i perëndonte. /Telegrafi/