Site icon Telegrafi

Alex Sandro do të largohet prej Juventusit

Juventusi është i gatshëm të shesë Alex Sandron për 60 milionë euro.

Bardhezinjtë i rezistuan ofertave 70 milionë euroshe gjatë verës në mënyrë që ta mbajnë mbrojtësin e krahut të majtë.

Megjithatë, paraqitjet e brazilianit këtë sezon kanë qenë zhgënjyese, ku deri më tani në atë pjesë të fushës po luan shumë mirë Kwadwo Asamoah.

Alex Sandro ka fituar dy tituj të Serie A dhe Kupës së Italisë

“Ne kemi thënë shumë herë se kur një lojtar kërkon të shitet, pavarësisht nga prestigj apo rëndësia brenda ekipit, ne jemi në favor të një shitjeje. Kur një lojtar është i pakënaqur, është më mirë të shkojë”, tha drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta, shkruan Tuttosport.

“Në rastin e Alex Sandros, ai ishte në pajtim të plotë me idenë e mbetjes me ne. Paraqitjet e dobëta i ka për shkak të disa çështjeve personale që ne nuk do të hyjmë këtu “, shtoi ai.

Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Portos me kampionin italian mbaron në qershor të vitit 2022 dhe tani është raportuar se Chelsea ose Manchester City do të bëjnë një ofertë prej 60 milionë euroshe.

Futbollisti 26-vjeçar deri më tani për kampionët italian ka luajtur deri më tani në 58 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version