Site icon Telegrafi

Alex Sandro pranon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Alex Sandro (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Raportet e shumëfishta të mediave thonë se Alex Sandro ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Juventusit deri në vitin 2023.

Mbrojtësi i majtë i Brazilit ka qenë në bisedimet e kontratës që nga vera e vitit 2017, kur ai hodhi poshtë një lëvizje në Chelsea.

Në verë ai u lidh sërish me skuadrat e Ligës Premier, me Manchester Unitedin që thuhet se ishte i interesuar për brazilianin.

Lexo po ashtu Chelsea rivalizon PSG-në për Alex Sandron

Megjithatë, Alex Sandro tani thuhet se ka vendosur përfundimisht ta vazhdojë karrierën me klubin nga Torino.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Sipas mediumeve Goal Italia dhe Sky, është arritur një marrëveshje për një kontratë të re mes klubit dhe lojtarit.

Lexo po ashtu United po mendon për transferimin e Alex Sandros

Me kontratën e re, Alex Sandro të angazhohet me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2023.

Sandro nënshkroi nga Porto në vitin 2015 dhe që nga atëherë ai ka bërë më shumë se 100 paraqitje me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version