Ka raportime në rritje se Alex Sandro do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin pasi ata refuzuan një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Chelsea.
Sipas Sky Sport Italia, Bianconerët iu ofrua Chelseat për Nemanja Maticin dhe i treguan se nuk pranojnë as 70 milionë euro për mbrojtësin brazilian.
Kur Juve nuk prano këtë ofertë, u bë e qartë se ata nuk kanë ndërmend të ndahen me brazilianin.
Në vend të kësaj, një kontratë e re është e gatshme të nënshkruhet, dhe thuhet se ka vlerë mbi katër milionë euro në vit.
26-vjeçari u bashkua me Juventusin nga Porto në verën e vitit 2015 për 26 milionë euro dhe kontrata e tij e tanishme shkon deri në qershor të 2020. /Telegrafi/