Site icon Telegrafi

Alex Rodriguezit i vidhen gjësende në vlerë prej gjysmë milion dollarë

Ditën e diel, një hajdut ishte futur në automjetin e yllit të bejsbollit, Alex Rodriguez, teksa i vodhi gjësende në vlerë prej gjysmë milion dollarësh.

Siç raporton policia në San Francisko, ngjarja ndodhi në dhjetë të mëngjesit, derisa Rodriguez ndodhej në stadium duke ndjekur ndeshjen Giants-Phillies.

Në vjedhje përfshihen bizhuteri, një laptop, aparat fotografik e po ashtu edhe pajisje elektronike që arrijnë në shifrën e 500 mijë dollarësh apo (538 mijë euro).

“Më vjen keq që u morën disa sende personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato”, ka thënë mes të tjerash i fejuari i Jennifer Lopez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alex Rodriguez

Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë duke e trajtuar këtë rast me prioritet të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version