Prej disa muajsh raportohet për një lidhje mes Madison LeCroy dhe Alex Rodriguez, madje thuhej të kishte një tradhti dhe se ishte arsyeja kryesore e ndarjes nga Jennifer Lopez.
Një përfaqësues për ish-lojtarin e bejsbollit, 45 vjeç, ka mbyllur përfundimisht të gjitha aludimet se Rodriguez kontaktoi LeCroy, 30 vjeçe, edhe pasi ngeli beqar në prill.
“Nuk jam i sigurt se kush kërkon të përfitojë nga këto lloje thashethemesh dhe historish të rreme. Ato janë faktikisht të pasakta. Alex është i zënë duke u përqendruar në bizneset dhe familjen e tij”, tha përfaqësuesi i Rodriguez në një deklaratë për Us Weekly.
Një burim gjithashtu tregon për Us Weekly se nuk ka asnjë të vërtetë për pretendimet se Rodriguez ra në kontakt me LeCroy javët e fundit.
Më herët, një tjetër burim i afërt me Alex tha se ata kurrë nuk janë takuar me njëri-tjetrin.
Derisa po qarkullonin lajme të ndryshme në lidhje me rastin, Rodriguez dhe Lopez përfundimisht u ndanë në prill pas disa vitesh së bashku.
“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të qëndrojmë të tillë”, thanë ish-çifti në një deklaratë të përbashkët më 15 prill. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta . Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. I vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që na kanë mbështetur”.
Jennifer në anën tjetër po shijon lidhjen e re me ish-partnerin e saj, aktorin Ben Affleck. Ajo këto ditë u fotografua edhe me ish-partnerin tjetër, Marc Anthony, me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Ylli i bejsbollit nga ana tjetër është në kërkim të një lidhjeje të re. /Telegrafi/