Telegrafi

Alex Rodriguez shfaqet me ish-partneren Cynthia Scurtis në palestër

Ish-partnerja e tij, Jennifer Lopez është rikthyer sërish me Ben Affleck.

Andaj, edhe Alex Rodriguez është parë nën shoqërinë e ish-bashkëshortes së tij, Cynthia Scurtis, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) dyshja zgjodhën që të kalojnë kohë në palestër.

Foto: Daily Mail

Kjo është parë në disa postime në rrjetin social Instagram, teksa dyshja shiheshin duke praktikuar ushtrimet.

Që të dy u panë me veshje sportive, duke theksuar kështu fizikun e formësuar trupor.

Foto: Daily Mail

Çifti përndryshe u divorcuan më 2018, ndërsa kishin mbajtur raport shoqëror mes tyre. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail