Site icon Telegrafi

Alex Rodriguez ka marrë me qira një rezidencë në Hamptons afër shtëpisë së ish-partneres së tij, Jennifer Lopez

Alex Rodriguez duket se dëshiron të qëndrojë pranë ish-të fejuarës së tij, Jennifer Lopez, gjatë kësaj vere.

Ish-lojtari i bejsbollit thuhet se ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New Yorkut, e cila është vetëm tre minuta larg nga shtëpia e këngëtares së “Dance Again” prej dhjetë milionë dollarësh në Water Mill, sipas Page Six.

Kjo vjen pak pasi krijuesja e “Dinero”, 51 vjeçe, është parë duke u puthur me ish-të fejuarin tjetër, Ben Affleck, 48 vjeç, në Malibu, me të cilin u ribashkua në prill menjëherë pas ndarjes nga A-Rod.

Alex Rodriguez (Foto: Instagram)

Burimi pretendoi se Alex, 45 vjeç, tashmë është vendosur në shtëpinë e tij dhe në fundjavë kishte ndarë edhe disa video.

Apartamenti është tejet luksoz ku në total përfshihen shtatë dhoma gjumi dhe 11 banjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

The Hamptons është një nga vendet që Jennifer dhe Alex kaluan shumë kohë gjatë romancës së tyre trevjeçare.

Rezidenca e Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Sipas People, aktorja e “Hustlers” ka në plan të qëndrojë në rezidencën e saj në Hamptons këtë verë me fëmijët e saj dhe mbase edhe me Affleck.

Kjo do të thotë se Lopez ka të ngjarë të ndeshet me Rodriguez, i cili është vetëm një milje larg në Bridgehampton. /Telegrafi/

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)
Exit mobile version