Telegrafi

Alex Balde refuzon Man Cityn për të nënshkruar marrëveshje të re me Barcelonën

Alejandro Balde ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2028, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.

Mbrojtësi i majtë ka refuzuar ofertën e Manchester City pasi dëshiron të vazhdojë të luajë për katalanasit.

Marrëveshja e re e 19-vjeçarit do të bëhet zyrtare kur Barcelona të kthehet nga turneu i tyre në SHBA më 2 gusht.

Lexo po ashtu Sensacioni i Barcelonës e refuzon Manchester Cityn

Kontrata aktuale e reprezentuesit spanjoll skadon verën e ardhshme dhe ekzistonte rreziku për ta humbur atë në transfertë të lirë.

Por, Barcelona e di situatën kontraktuale të lojtarit dhe nuk dëshiron të rrezikojë të nisë sezonin me lojtarin pa nënshkruar marrëveshjen e re.

Andaj, më 2 gusht, Balde do të prezantohet me fanellën që tregon se ka nënshkruar deri në vitin 2028. /Telegrafi/