Modelja braziliane dhe ish-anëtarja e shtëpisë së modës, ” Victoria’s Secret”, Alessandro Ambrosio u fotografua me djalosh që supozohet të jetë i dashur i ri.
Në fakt, bukuroshja në mars të këtij viti kishte përfunduar fejesën me Jamie Macuran, me të cilin ishte dhjetë vjet në romancë të lumtur. Çifti kurrë nuk u martua, por kanë dy fëmijë, vajzën Anya (10) dhe djalin, Noah (6).
Ajo së fundi u fotografua nga paparacët në aeroport të Los Angelosit me të dashurin e ri, Nicolo Oddin, i cili është kreator i modës.
Tre muaj më parë, modelja u paraqit me italianin në një aktivitet të organizuar nga Harpers Bazaar, por që nga ajo kohë nuk publikuan ndonjë foto të vetme të përbashkët në rrjetet sociale.
Mediat e huaja thonë se çifti ka qenë duke u argëtuar që nga marsi i këtij viti, menjëherë pasi modelja kishte përfunduar lidhjen me babanë e dy fëmijëve të saj.
Ndryshe, 37-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja të modës së bashku me të dashurin. /Telegrafi/