Site icon Telegrafi

Alesha Dixon thotë se e fshehu shtatzëninë nga familja, pasi nuk e dinin se ajo ishte në lidhje

Alesha Dixon (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Pjesëtarja e jurisë së “Britain Got Talent”, Alesha Dixon, ka sqaruar se pse e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë nga familja dhe miqtë e saj për gjashtë muaj.

41-vjeçarja vendosi që dy shtatzënitë e mëparshme t’i mbante larg publikut dhe mediave deri afër kohës kur fëmijët do të lindnin, shkruan Mirror. Ndërsa tani, duke folur për “Happy Mum Happy Baby”, Alesha tregoi më shumë për vendimin e saj për të mbajtur një gjë të tillë të fshehur.

Sipas saj, ishte fakti që marrëdhënia me babanë e fëmijës kishte qenë private dhe më pas vendosën që edhe shtatzëninë ta mbanin të njëjtë.

“Pra, ky vendim ishte gjëja e parë që duhej të bëhej, pasi që askush nuk e dinte që ishim në një lidhje dhe tani unë jam shtatzënë… Si do të arrinin ta kuptonin këtë? Kështu që ne thjeshtë e fshehëm”.

Alesha Dixon (Foto: Anthony Devlin/Getty Images/Guliver)

Ajo kishte treguar se po e priste fëmijën e saj të dytë vitin e kaluar gjatë gjysmëfinales së “Britain’s Got Talent 2019”.

“Unë nuk dua të them: ‘Unë jam shtatzënë’, kur njerëzit nuk e dinë që jam në një lidhje dhe pastaj shpërqendrohem nga shfaqja”, ka shpjeguar Alesha.

Sidoqoftë, jo të gjithë ishin të kënaqur nga pse vendosi të bënte një gjë të tillë, pasi gjyshja e saj ishte “e zemëruar”. Alesha tregoi: “Nëna ime e dinte, Bernadette që punon me mua, ajo e dinte, dhe një mik i ngushtë e dinte por po, unë e mbaja qetësinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version