Site icon Telegrafi

Alergologjia qe gjashtë vjet nuk kryen teste, kërkon të punësojë edhe tre specialistë

Shërbimi i Imunologjisë dhe i Alergologjisë, i cili para më shumë se një viti është shndërruar në klinikë, nuk kryen analiza dhe teste që gjashtë vjet.

Megjithatë, QKUK-ja ka konsideruar se kjo klinikë duhet të punësojë edhe tre alergologë të rinj. Në këtë klinikë aktualisht janë të punësuar njëmbëdhjetë mjekë prej tyre tetë specialistë të alergologjisë me imunologji, një dermatologe dhe dy profesorë pa specializime, shkruan sot Koha Ditore.

Në kohën kur kjo klinikë kërkon të punësojë specialistë shtesë, shumë klinikave të tjera nuk u janë plotësuar kërkesat për të rritur stafin, siç kanë thënë ata “të domosdoshëm për funksionimin e shërbimeve”.

Kjo klinikë qe rreth gjashtë vjet nuk ka kryer asnjë test dhe analizë imunologjike ose alergologjike. Arsye për këtë është se QKUK-ja nuk ka arritur që të furnizojë këtë klinikë me reagensë dhe teste. Vlera e reagensëve për një vit për këtë klinikë është rreth 10 mijë euro.

Në mungesë të materialit në Klinikë laboratori është shuar, ndërsa njëmbëdhjetë mjekët japin vetëm konsulta për pacientët.

Exit mobile version