Site icon Telegrafi

Alergjik nga bashkëshortja

Duket e pabesueshme, mirëpo një britanik vërtetë fiton alergji nga gruaja e tij. Darren Young (45-vjeçar) në fakt është alergjik nga një përbërje kimike, që mund të gjendet në kremrat dhe losionet që përdorë gruaja e tij.

Atij i shfaqet aritmia e zemrës ndërsa i gjithë trupi i tij fiton alergji, sa herë ka kontakt me poli-etilenin glikol.

Young, shofer i autobusit nga Sprotbrough, Yorkshire, ka thënë se atij i rrezikohet jeta dhe nuk mund t’i afrohet gruas së tij, nëse ajo vendosë çfarëdo kremrash në trupin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version