Telegrafi

Alergjia nga qumështi

Disa proteina specifike në qumësht të cilat i shkaktojnë reaksionet alergjike te fëmijët mund të shkatërrohen plotësisht pasi t’i nënshtrohen temperaturave të larta.

Vetëm një e katërta e fëmijëve kanë qenë alergjik edhe në qumështin e vluar. Te këta fëmijë është gjetur një nivel i lartë i antitrupave kundër kazeinës së qumështit.

Shkencëtarët shpresojnë të bjënë fragmentizimin e këtyre proteinave në prodhimin e disa produkteve të qumështit, me ç’rast fëmijët të cilët janë alergjikë në qumësht të kenë mundësinë t’i konsumojnë ato pa pasur ndonjë reaksion negativ.