Telegrafi

Alergjia në ushqim

30 milionë njerëz mendojnë se janë alergjikë ndaj një lloj ushqimi. Disa preken nga skuqje ose reaksione të rrezikshme pasi thumbohen nga bleta ose kur hanë kikirikë, nënprodukte drithërash e ushqime të tjera. Ata besojnë se janë alergjikë, kur në fakt nuk janë.

Studiuesit në Kaliforni shqyrtuan rezultatet e më shumë se 12.000 studimeve rreth alergjive ushqimore dhe zbuluan se rastet e vërteta të alergjive ushqimore zënë rreth 5 për qind për të rriturit dhe 10 për qind për fëmijët, që mendojnë se janë alergjikë.
Tri lloj analizash përdoren zakonisht për të përcaktuar një alergji ushqimore: analiza në lëkurë, analiza e gjakut për antitrupa që kanë lidhje me një ushqim të caktuar dhe analiza me ushqim, kur një sasi e vogël ushqimi që mendohet se shkakton alergji, jepet për të parë sesi reagon organizmi.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se në 50 për qind të rasteve, analiza në lëkurë kishte dhënë rezultate të gabuara. Në studim thuhet se mjekët nuk duhet të mbështeten vetëm në një nga këto analiza për të përcaktuar nëse pacienti është alergjik ndaj një lloj ushqimi ose jo. Ata shpresojnë që udhëzimet e reja do të lëshohen për të diagnostikuar dhe për të trajtuar më mirë alergjive ushqimore. /VoA/