Telegrafi

Alergjia në kikirikë përkeqëson astmën

Në një studim ku kanë marrë pjesë 160 fëmijë të moshës nga 5 deri në 18 vjet ka treguar se edhe se si kombinimi i astmës dhe alergjisë së kikirikëve është i lidhur me 50% gjasa më të mëdha për t’u shtruar në spital si dhe për përdorimin e kortikosteroidëve oral.

Ndikimi i tillë i alergjisë në kikirik ka qenë i dukshëm, pa marrë parasysh faktorët tjerë, si prania e astmës te anëtarët e familjes ose prania e alergjive tjera te vetë personat e eksperimentuar.

Sipas të dhënave, numri i fëmijëve me astmë dhe alergji ndaj kikirikëve vazhdimisht është duke u rritur. Vetëm në SHBA 9% e fëmijëve vuajnë nga astma, ndërsa nga alergjia në kikirikë më shumë se 1%. /Telegrafi/