Site icon Telegrafi

Alergjia ndaj aktiviteteve sportive identifikohet sipas përskuqjes

Ushtrimi, vrapimi dhe marrja me sport në disa raste mund të jetë shkak i reaksionit të fuqishëm alergjik dhe anafilaksës, e cila shfaqet gjatë aktivitetit të lartë fizik

Hipertensioni, përskuqja (sugrepi), dhembja e kokës dhe ngërçet në stomak janë simptomat tipike, mirëpo shpesh mbeten të panjohura sepse ngatërrohen me llojet e tjera të alergjisë, siç janë ato ndaj polenit, mykut apo pluhurit, transmeton Telegrafi.

Çdo aktivitet i madh ndikon në funksionimin e endokrineve, sistemin nervor dhe të imunitetit. aktivizon disa mekanizma të ndërlikuar.

Te disa persona, astma dhe ngushtimi i bronkeve mund të shfaqen gjatë aktiviteteve sportive dhe të shkaktohen nga lodhja fizike. Kjo posaçërisht ka të bëjë me sportet e notit, vrapimit, çiklizmit dhe sporteve dimërore.

Anafilaksa, e cila shfaqet si rezultat i lodhjes fizike, identifikohet në bazë të shenjave të kuqe të madhësisë prej 10 deri 15 milimetra, të shoqëruara me ngufatje dhe frymëmarrje të vështirësuar, ënjtje të fytit dhe dhembje koke të cilat zgjasin disa ditë.

Veç kësaj, përskuqja është formë e reaksionit alergjik të cilën e karakterizon skuqja jo e barabartë dhe urtikaria e lëkurës, e cili zhvillohet nga 2 deri në 30 minuta pas fillimit të aktivitetit.

Përskuqja dhe të kruarit kryesisht fillojnë në pjesët e sipërme të koshit të kraharorit dhe në qafë, pas të cilit përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Para se të fillohet me aktivitete rekreative, është e nevojshme të bëhen analizat e domosdoshme dhe të bëhet kontrolli preventiv, të cilat do të tregojnë se si reagon organizmi ynë ndaj lodhjes.

Çdo përkeqësim i frymëmarrjes apo shfaqje e simptomave të reja tregon që është e domosdoshme të ndërpritet çfarëdo forme e aktivitetit dhe urgjentisht të shkohet te mjeku për hulumtim plotësues.

Kur në kushtet e kontrolluara përcaktohet që vështirësitë e shkaktuara me lodhje fizike, terapia e cila përdoret nënkupton që garuesi të bëjë inhalime beta.

Aktiviteti fizik duhet patjetër të jetë i intensitetit të matur, pa marrë parasysh aktivitetin mbrojtës, në mënyrë që kontrollimi i kërcimit të adrenalinës të jetë më preciz. Veç kësaj, këshillohet që në mënyrë adekuate të bëhet nxehja, e cila duhet të zgjasë minimum prej 10 deri në 15 minuta dhe ushtrimet e shtrirjes.

Adrenalina

Çdo aktivitet fizik i shoqëruar me kërcim adrenaline, gjatë të cilit mund të arrihet deri te reaksionet e caktuara fiziologjike dhe patologjike.

– Nëse ekzistojnë vështirësi gjatë aktivitetit fizik, kontrollimi dhe spirometria mund të jenë jashtëzakonisht të dobishëm në vlerësimin e funksionit të parametrave të mushkërive.

Reaksioni negativ ndaj kërcimit të adrenalinës mund të çojë deri në sulm paniku dhe ndryshim humori. /Telegrafi/

Exit mobile version